Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeA është diksriminuese Qeveria teknike? Pse ministra vetëm për opozitën maqedonase, e...

A është diksriminuese Qeveria teknike? Pse ministra vetëm për opozitën maqedonase, e jo edhe për atë shqiptare?

 Të dielën 28 janar votohet qeveria teknike me kryeministër Talat Xhaferin. Afatet lidhur me aktivitetet e Kuvendit, sic ishin kumtuar paraprakisht, mbeten të pandryshuara – kanë njoftuar nga Kabineti i Kryeparlamentarit Talat Xhaferi, pas koordinimit të sotëm ku nuk janë njoftuar detaje se si zhvillohen përgatitjet për formimin e Qeverisë Teknike. Sipas paralajmërimeve pas koordinimit të parë më 9 janar, përgatitjet për qeverinë teknike duhet të nisin sot dhe të përfundojmë me votimin e së dielës më 28 janar.

Në koordinimin tek Kryeparlamentari Talat Xhaferi, rregullisht nuk marrin pjesë përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së opozitare, kurse tani edhe përfaqësuesit e opozitës shqiptare për shkak se nuk është pranuar kandidati i tyre për anëtar të KSHZ-së.
“Nga 22 deri 28 janar në seancë plenare do të realizohen këto proceduraç konstatimi i dorëheqjes së Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit, zgjedhja e Kryeparlamentarit të ri, njoftimin I Presidentit të vendit për ndarjen e mandatit Kryeministrit të ri, zgjedhja e Qeverisë,Ministrave, Zv/Ministrave dhe Zv/Ministrave plotësues, si dhe konstatimi i ndërprerjes së mandatit të deputetit dhe verifikimi i mandatit për deputet të ri në Njësinë Zgjedhore 5”, thonë nga Kuvendi.

Kokëdhimbjet politike në prag të Qeverisë teknike?

Sipas informacioneve nga shumica qeveritare, dorëheqjet e Kryeministrit Kovaçevski dhe Kryeparlamentarit Xhaferi, duhet të ndodhin në ditët para seancës parlamentare të caktuar për më 26 janar, kur do të konstatohen dorëheqjet dhe të zgjedhet Kryetari I ri I Kuvendit, Jovan Mitreski. Zgjedhja e Qeverisë Teknike duhet të bëhet të dielën më 28 janar.

Burime të Kuvendit njoftojnë se deklaratat e fundit të Kryeministrit Kovaçevski dhe të BDI-së si dhe paralajmërimet që vijnë nga VMRO-DPMNE-ja mund ta ndryshojnë rrjedhën e aktiviteteve formale-juridike lidhur me zgjedhjen e qeverisë teknike. Në njoftimin e sotëm të shkurtër pas koordinimit, nga Kabineti i Kryeparlamentarit, kanë theksuar se Xhaferi nuk i komenton deklaratat partiake. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas paralajmërimeve të VMRO-DPMNE-së se nuk do të votojnë për Kryeministrin Teknik, gjatë fundjavës deklaroi se vendet që sipas ligjit i takojnë opozitës në qeverinë teknike, duhet të mbeten të zbrazëta derisa VMRO-DPMNE nuk voton për qeverinë teknike.

VMRO-DPMNE-ja njoftoi se mbeten në qëndrimin që të mos votojnë për Kryeministrin Teknik, kurse këtë javë do ti bëjnë publike emrat e ministrave dhe Zv/Ministrave. Sipas paralajmërimeve, BDI-ja nuk do ti mbështesë propozimet që vijnë nga VMRO-DPMNE për ministra në qeverinë teknike. Dje, me qëndrim të njëjtë dolën edhe nga Partia Liberal-Demokratike. Qeveria Teknike nuk do të mbështetet as edhe nga Lidhja Demokratike, sipas së cilëve, shumica parlamentare duhet të sigurojë 61 vota për ta votuar këtë qeveri.

Qeveria teknike formohet 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, që duhet të mbahen më 8 maj. Paraprakisht më 24 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale. Mandati i kësaj Qeverie përfundon me zgjedhjen e qeverisë së re.

Pse nuk përmirësohet ky diskrimiim?

Që nga miratimi i Ligjit për Qeverinë teknike edhe sot e kësaj dite në opinion janë prezente dilemat nëse ky ligj është diskriminues për shqiptarët. Në qeverinë teknike garantohet pjesëmarrje vetëm e opozitës maqedonase, e jo edhe e asaj shqiptare, që krijon përshtypje negative se tendenca e Ligjit është të reflektojë se vetëm maqedonasit duhet të kenë opozitë, e jo edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Respektivisht, kjo i bie se demokracia shumë partiake duhet të ekzistojë vetëm për maqedonasit, kurse shqiptarët duhet të vazhdojnë të jetojnë në sistem monist, sepse nuk kanë vetëdije demokratike.

Ky defekt ka mbetur nga viti 2016, respektivisht nga negociatat që asokohe zhvilloheshin në Përzhinë mes pushtetit dhe opozitës për tejkalim të gërçit politik që ishte shkaktuar me publikimin e “bombave” nga lideri i atëhershëm opozitar, Zoran Zaev. Në këto negociaata, opozita shqiptare përfaqësohej nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e cila nuk kishte shumë interes të mbrojë interesin opozitar shqiptar, sepse parandjehej qartë se në zgjedhjet vijuese parlamentare ata nuk do të jenë forca e dytë opozitare.

Mirëpo është për t’u habitur se pse që atëherë e deri tani as pushteti shqiptar, e as opozita, nuk kanë ndërmarë ndonjë iniciativë për të ndryshuar këtë ligj, nëse jo për gjë tjetër, atëherë për të shlyer përshtypjen se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të kenë vetëm parti në pushtet, e jo edhe opozitë. Mungesa e opozitës është dukuri e popujve me kapacitete të vobegëta politike dhe demokratike dhe kjo është arsyeja pse vlerësojmë se Ligji për qeverinë teknike është diskriminues, madje edhe ofendues për shqiptarët. Mungesa e një iniciative të vete deri tani për të ndryshuar karakterin e këtij ligji, tregon se partitë shqiptare shumë pak janë të interesuara të avancojnë statusin tonë politik.

Nëse qëllimi i Qeverisë teknike është që të sigurojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe të pengojë tendencat manipuluese të pushtetit, atëherë ky ligj shumë më tepër duhe t’i sigurojë përfaqësim opozitës shqiptare se asaj maqedonase, pasi fatkeqësisht, dukuritë negative në zgjedhje ende janë më [rezente tek shqiptarët se tek maqedonasit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit