Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeA do të ketë bllokadë në Kuvend?

A do të ketë bllokadë në Kuvend?

U kanë mbetur edhe shtatë ditë pushimi të zakonshëm deputetëve të Kuvendit, të cilët zyrtarisht duhet të kthehen në punë më 16 janar. Sfidë kryesore do të jetë votimi i qeverisë teknike, seanca e të cilës është e caktuar për më 27 janar. Në këtë seancë pritet që Talat Xhaferi të lëshojë pozitën e kryeparlamentarit dhe të votohet si kryeministër teknik, kurse si kryetar i Kuvendit do të emërohet Jovan Mitrevski nga LSDM. E ajo që është më dramatike pritet që opozita shqiptare të bllokojë punën e Kuvendit, e deri te bllokada e vendvotimeve nëse nuk i jepet pozita që u takon një anëtarë në KSHZ, shkruan Zhurnal.

Përfundimi i pushimit të deputetëve do të shpien në fillime të reja në Kuvend –

 Më 16 janar pritet të nis punimet Kuvendi, ku si sfidë kryesore do të jetë votimi i qeverisë teknike, seanca e të cilës është e caktuar për më 27 janar. Në këtë seancë pritet që Talat Xhaferi të lëshojë pozitën e kryeparlamentarit dhe të votohet si kryeministër teknik, kurse si spiker i Kuvendit do të emërohet Jovan Mitrevski.

Lidhur me qeverinë teknike dhe emërimet e ministrave fjalën e fundit pritet ta thonë kjryeministri Kovaçevski dhe krye-opozitari Hristijan Mickovski, pas takimit të liderëve, i cili ende nuk është caktuar se kur do të mbahet.

Qeveria teknike, Mickoski: Po bëjmë kalkulimet e fundit. Ndërkohë VMRO-DPMNE po bën kombinimet e fundit para formimit të qeverisë së re teknike. Partia opozitare deri më 11 janar duhet të konkretizojë kuadrot e veta, ndërsa prej tani deklarohen se nuk do ta përkrahin votimin e Talat Xhaferit si kryeministër.

“Qëndrimi im është i qartë, kurse atë qëndrim do ta deklaroj edhe në komitetit qendror dhe ekzekutiv, e ai është që Talat Xhaferi nuk e meriton mbështetjen e VMRO-DPMNE-së dhe prandaj do të qëndrojmë të përmbajtur”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickosvki.

Pas zgjedhjes së qeverisë teknike kah mesi i shkurtit do të shpallen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Sipas kalendarit zgjedhor më 24 prill do të zhvillohet raundi i parë i presidencialeve, ndërkaq më 8 maj raundit të dytë të presidencialeve do ti bashkëngjiten zgjedhjet parlamentare.

A do bllokojë Kuvendin opozita shqiptare?

Lidhja Evropiane për Ndryshim do të ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet të cilat u mundësohen konform ligjit dhe rregullores, për të bllokuar punën në Kuvend. Sekretari Gjeneral i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, thotë se vet mospjesmarja e opozitës shqiptare në punën e Kuvendit, është një njollë e zezë për demokracinë në vend.

“Nëqoftëse ky vendim nuk i bën përshtypje fare këtij vendi atëherë ne flasim për një sistem të mbështetur në vlera të monizmit por jo në vlera të pluralizmit dhe demokracisë. Nëse këta nuk reflektojnë dhe nuk ndryshojnë nga qëndrimi për të shkelur kodin zjedhor, si parti të koalicionit – LEN, do të shqyrtojmë edhe mundësi të tjera të bllokimit të punës së plotë të Kuvendit, konform mundësive ligjore që lejon regullorja edhe detyra e deputetëve tanë në Parlamentin Republikan”, tha Zeqirija Ibrahimi nga LEN për TV21.

Nëse përfundimisht opozitës nuk i jepet anëtari në KSHZ, opozita paralajmëron edhe bllokimin e vendvotimeve.


“Nëse ky pushtet përfundimisht vendosë të shkojë në zgjedhje me përbërje të cunguar të KSHZ-së, kjo do të na imponojë që ne të zgjedhim metoda të tilla me të cilat do të synojmë fillimisht të mbrojmë votën e elektoratit tonë, që nuk përjashtohet duke i bllokuar vendvotimet. Kjo do të jetë një njollë e zezë për demokracinë e Maqedonisë së Veriut”, pohoi ”, tha Ibrahimi.

Lidhja Evropiane për Ndryshim është në pritje të realizimit të premtimit të VMRO-DPMNE-së, të cilët paralajmëruan se edhe ata do t’i tërheqin anëtarët e tyre nga KSHZ nëse deri në fund vendi i lirë nuk i jepet opozitës shqiptare.

Kuvendi porsa të fillojë me punë pritet të bllokohet puna në Kuvend –

Bllokadat në Kuvend nuk janë të panjohura për publikun dhe vendin në përgjithësi, zakonisht ndodhin kur nuk pranohen kërkesa. Madje, bllokada të seancave ka pasur edhe përmes rrahjeve, prishjes së monitorëve e në forma të tjera.

Sëfundmi opozita shqiptare është fuqizuar mirë dhe këtë fuqizim të dalë nga bashkimi nuk dëshiron ta lë për hiq. Prandaj, janë mobilizuar dhe kanë paralajmëruar bllokadë të Kuvendit madje kanë shkuar tutje deri në bllokadë të vendvotimeve nëse nuk pranohet kërkesa e tyre.

Në parim bllokada nuk ofron zgjidhje, por në Kuvend në shumicën e rasteve bllokada ka rezultuar e suksesshme duke ofruar dalje nga ngërçi politik. Mbetet të shihet ditëve në vijim nëse bllokada e opozitës do të jetë efektive dhe do ta dërgojnë anëtarin e tyre në KSHZ. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit