Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeAzir Aliu analizon profilin politik të Artan Grubit: Është person hibrid mes...

Azir Aliu analizon profilin politik të Artan Grubit: Është person hibrid mes narcizmit dhe makiavelizmit, tenton të tregojë fuqi

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu në një intervistë në emisionin “10 minuta” në TV21 ka folur për zëvendëskryeministrit Artan Grubi, që sipas tij është i përfshirë në situatën e fundit me ASH-në.

Duke folur për propozimin e partisë nga ku vjen ai, që të shkarkohet nga posti i ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aliu u ndalua edhe në seancën e djeshme të Qeverisë, ku sipas tij, të gjitha këto ndryshime kuadrovike bëhen me kërkesën e ministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grubi.

Aliu madje bëri një përshkrim të profilit politik të Grubit.

“Po ta analizoni profilin politik të Artan Grubit, është një profil hibrid mes narcizmit dhe makiavelizmit. Pse them është profil hibrid mes makiavelizmit dhe narcizmit? Ka disa tipare te ky profil politik, të cilin unë e kam definuar në formë hibride. Dëshiron të ketë shumë vëmendje, ka një dëshirë të jashtëzakonshme të jetë i fuqishëm, të reflektojë fuqi. Nga ana tjetër është një person që empatinë ndaj të tjerëve e ka në minimum. Është një profil manipulues i cili bën gjithçka për të arritur qëllimet e veta”, tha Aliu duke shtuar se ai është edhe “përçarës dhe manipulator”.

Aliu shkon më tej, thotë se për shkak të këtij profili kompleks të Grubit ndodhën edhe “përçarjet në BDI”, duke shtuar se edhe çështja e kryeministrit teknik ishte “për të bërë foto dhe video Artan Grubi”.

“Pastaj mos flasim për liderin e tyre – Ali Ahmetin. Nga një politikan shumë me përvojë, ai e bëri në një këngëtar folklorik duke bërë video dhe duke i shpërndarë në rrjete sociale…. Tani së fundmi, më vjen keq se unë e njoh edhe personalisht Talat Xhaferin. Për fat të keq është duke e ç’bërë edhe profilin e kryeministrit teknik edhe zotëri Xhaferit duke ia marrë hisen e menaxhimit”, tha më tej Aliu.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit