Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteIkja e të rinjve nga vendi po ulë numrin e studentëve!

Ikja e të rinjve nga vendi po ulë numrin e studentëve!

Para 15 vitesh, kur u hap fakulteti i drejtësisë i disperzuar në Kërçovë kishte 500 student të regjistruar në vit, e sot numri i studentëve ka rënë në rreth 100.  Situata është e njëjtë thuajse në të gjitha qytet ku ka fakultete ose degë të disperzuara fakultetesh. Maqedonia e Veriut është me një situatë të jo të përshtatshme, pasi kemi ikje masive të qytetarëve, posaçërisht atyre shqiptarë. Në vazhdimësi është folur për ikjen e të rinjve por asnjëherë nuk u morën masa për të parandaluar këtë ikje. Si të bëjmë që të mos largohen të rinjtë është problemi kryesor, ndërsa problem dhe sfidë më e madhe është se si t’i kthejmë ata që tashmë janë larguar. Sipas të dhënave të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, mbi 9500 të rinj largohen nga vendi në nivel vjetor, që është e dhënë zhgënjyese. Por ka edhe të tillë që kanë vendosur të kthehen pasi që kanë mbaruar studimet në vendet e huaja. Kjo ikje po lë Universitetet pa studentë, prindërit pa fëmijë, ekonominë pa punëtorë, e më e rënda vendin pa ardhmëri, shkruan Zhurnal.

Dikur 500 studentë sot rreth 100, ikja e të rinjve nga vendi ulë numrin e studentëve në fakultetet e disperzuara –Para 15 vitesh, kur u hap fakulteti i drejtësisë i disperzuar në Kërçovë kishte 500 student të regjistruar në vit, e sot numri i studentëve ka rënë në rreth 100.  Situata është e njëjtë thuajse në të gjitha qytet ku ka fakultete ose degë të disperzuara fakultetesh. Profesor doktor Svetllana Vejlanoska thotë se së fundi ka filluar të rritet interesimi për të ndjekur studimet Master dhe doktor të shkencash. Këtë vit diplomojnë 65 studentë dhe 35 magjistra të drejtësisë.

“Tre ose katër vitet e fundit numri i studentëve në ciklin e parë ka rënë në 100 student në gjeneratë d.m.th. zvogëlimi i numri është i dukshëm por këta janë trendet edhe në shkollat e mesme zvogëlohet numri edhe në instancat e larta arsimore”, tha Prof.Dr.Svetllana Veljanoska, fakulteti i Drejtësisë, për TV21.

Prorektori doktori Goran Iliq i fakultetit “Shën Klimenti i Ohrit” thotë se ikja e të rinjve dhe studentëve lidhet me situatën socio-ekonomike në vend. Shton se punojnë fuqishëm që t’i bëjnë studentët të rrinë në vendlindje dhe të investojnë me dijen e tyre si intelektualë, sidomos në qytet nga të cilat vijnë, por për këtë duhet ndihma e të gjitha palëve në vend.

“Kjo më shumë ka të bëjë me situatën socio-ekonomike në shtetin tonë të rinjtë kërkojnë standarde më të larta, kërkojnë jetë më cilësore dhe ajo që duhet bërë patjetër që ata t’i mbajmë këtu është investimi në stabilitetin dhe standardin socio-ekonomike në Republikën e Maqedonisë, ne si fakultet jemi vetëm një palë e vogël në atë mozaik të palëve, nëse të gjithë punojnë si ne që punojmë, nëse investojnë si ne që investojmë, unë kam besim se në të ardhmen Maqedoninë do ta bëjmë një vend më të mirë për të jetuar pas çka të rinjtë do të duan që të ikin përkundrazi do të duan të rrinë”, pohoi Prof.Dr. Goran Iliq, prorektor i fakultetit “Shën Klimenti i Ohrit”.

Duhet kujtuar që numri i nxënësve në shkollat e mesme bie dukshëm nga viti në vit, nga dy gjimnazet e Kërçovës, “Drita” dhe “Mirko Mileski” këtë diplomojnë vetëm 200 maturantë, përfshirë këtu edhe nxënësit e Komunës së Pllasnicës,

Ikja e qytetarëve nga vendi po vazhdon me hov të madh, ikje që është pa kthim –

Ikja e qytetarëve nga vendi është një temë që ka filluar dhe nuk po mbaron dot, fundi nuk i dihet mbase po parashihet se kjo temë do të përflitet deri sa të ikë edhe qytetari i fundit. Flasim për një ikje e largim masiv në kushte paqësore, që mbase është krijuar sikurse shprehi e rutinë që po erdhe në moshën madhore duhet të largohesh nga ky vend. Kjo ikje nuk ka të ndalur do të vazhdojë ende, e këtë nuk po e thonë klientët e “çajtoreve” por rezultatet e hulumtimeve mbi këtë temë. Shifër tmerruese ku 42 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do të largoheshin nga vendi nëse do të pajiseshin me të gjitha dokumentet e nevojshme. Gatishmërinë më të madhe për t’u larguar e kanë treguar të rinjtë dhe ata me arsim më të lartë – universitet, sipas rezultateve të anketës së Gallup International Association. Kjo flet për realitetin që shihet në terren, ku kjo pakicë që ka mbet për një kohë të shkurtë do të përgjysmohet në masë shumë të madhe.

Siguria është nevojë elementare e bazike për të jetuar kudo në cilin do vend. Por, krahas mungesave tjera që janë të shumta në vendin tonë mungon edhe siguria. Mungesa e sigurisë prodhon ndjenjën e frikës dhe të qenurit i pasigurt në vendin tënd të lindjes, ndërkaq padrejtësia e vështirëson mbijetesën në këtë vend sepse duhet të përballesh me një sistem të kalbur të drejtësisë. Mund të vritesh në vend publik ngjashëm sikurse në vend të fshehtë nga ajo vrasje mbeten vetëm viktimat dhe mbetjet e plumbave, asgjë më shumë.

Pasiguri e madhe, besimi i ulët në gjyqësi, institucionet e papërgjegjshme që nuk janë fare në shërbim të qytetarëve, mungesa e meritokacisë, papunësia, zhvillimi i dobët ekonomik, krizë gjithandej, këto janë shkaqet kryesore që të rinjtë dëshpërohen deri në palcë dhe vendosin që këtë dëshpërim ta ngushëllojnë me largim nga vendi. Sepse, në të kundërtën nuk kanë fuqi t’ia dalin dot me këtë sistem të vjetruar që nuk prodhon perspektivë dhe kushte normale për jetesë. /Zhurnal.mk

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit