Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë në Austri do të mbajë një orë letrare në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Vjenë. me 16 shkurt 2024, shkruan albinfo.at.
Ashtu si dhe viteve të mëparshme, edhe kësaj radhe, komuniteti shqiptar në Austri do të ketë rastin që të shijojë tingullin e bukur të gjuhës shqipe përmes prozës dhe poezisë. Kjo pasi që në kuadër të shënimit të 16-të vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” do të mbajë një orë letrare në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Vjenë. Ky aktivitet kulturor zhvillohet te premten, me 16 shkurt 2024 duke filluar nga ora 17:00.
Pjesa artistike do të jetë e ndarë në tri pjesë, përgjatë të cilave do të deklamohen tekste të cilat kryesisht i kushtohen lirisë dhe atdheut. Veçanti e këtij evenimenti do të jetë pjesëmarrja e Dr. Manjola Zaçellarit, profesoreshë e Universitetit ‘‘Aleksandër Moisiu’’ në Durrës, e cila do të paraqitet me një kumtesë mbi Ismail Kadarene si dhe gazetarja dhe poetja nga Prishtina, Alketa Gashi-Fazliu, e cila do të prezantoj triologjinë e saj ‘‘Ato gdhendin dhimbjen’’.
Nga krijuesit shqiptarë në Austri do të paraqiten: Kimete Krasniqi – Preberza, Gjergj Kola, Gabriela Mujaj, Violeta Allmuça, Angjelina Marku dhe Zaim Toska. Për pjesën muzikore do te përkujdeset studentja Marigona Komani në violonçel ndërsa programin do ta udhëheqë Kaltrina Durmish