Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeVjen reagimi i MASIT për paralajmërimin e shfuqizimit të TikTok-ut

Vjen reagimi i MASIT për paralajmërimin e shfuqizimit të TikTok-ut

Mjetet dhe kanalet për komunikim si rrjetet sociale dhe forma të tjera duhet të drejtohen në qëllime arsimore, e jo të shfuqizohen. Për këtë kërkohet një koncept dhe strategji të integruar me përfshirjen e të gjitha palëve e përfshira, duke filluar nga prindërit, shkollat, shërbimet profesionale, institucionet dhe e gjithë shoqëria, thonë nga Oda Ekonomike për Teknologji Informatike dhe të Komunikimit – MASIT në lidhje me iniciativat për ndalimin e përdorimit të Tik-Tok-ut. dhe rrjetet e tjera sociale në vend, pas vrasjeve masive në Serbi, për të cilat shprehin keqardhje dhe nushëllim për familjet dhe të afërmit e viktimave.

 “Problemi është i shumëstreshës, dhe për këtë qasja për zgjidhje duhet të përfshijë rregullim përkatës të përmbajtjeve  të cilat lasohen në rrjetet sociale, si dhe edukim të prindërve dhe fëmijëve për përdorimin e rrjeteve sociale me fushata për përdorimin e të jëjtave me qëllim për t’i theksuar të mirat, por dhe anët e këqija gjegjëisht rreziqet e përdorimit të tepruar të rrjeteve sociale. Konsiderojmë se fëmijët, para së gjithash, duhet të kenë një sistem të ndërtuar të vlerave, për atë që është e mirë,  dhe çfarë është e keqe. Këto vlera kryeisht vijnë nga prindërit dhe edukimi në shtëpi me prezencë dhe përgjegjësi të vazhdueshme, e më pas nga mësimdhënësit, profesorët dhe të gjitha instancat e tjera në mjedisin e afërt të fëmijëve. Me ndalimin eventual të rrjeteve sociale nuk do ta zgjidhet problemi, përkundrazi, një media e ndaluar shpejt dhe lehtë  do të zëvendësohet me një tjetër”, theksohet në kumtesën e MASIT-it.

 Nga ana tjetër, siç theksojnë, qasja në teknologji është kruciale në procesin e digjitalizimit, proces i cili sjell përfitime të mëdha për të gjithë shoqërinë dhe që imponohet si një domosdoshmëri e jetesës moderne, ndërsa me këtë edhe të vetë të rinjve.

“Duhet të fokusohemi te shkaku i vërtetë që të mund të fillojmë  me zgjidhjen e problemit. Fokusi i vërtetë duhet të jetë në kujdesin më të madh familjar dhe institucional për zhvillimin e duhur të fëmijëve. Nevojitet rritje të vigjilencës, reagimit dhe përgjegjësisë për të parandaluar çdo dhunë, agresion ose incident me ose pa viktima njerëzore. Hapat e parë për këtë tashmë janë bërë duke krijuar kanale për raportimin e dhunës së bashkëmoshatarëve”, thonë nga MASIT-i. 

 U bëjnë apel mediave për përgjegjësi të tyre gjatë raportimit të temave të ndjeshme dhe profesionalizmin e tyre për analiza dhe përpunim të temave nga fusha e mediave sociale, për të cilat, siç theksojnë, MASIT-i  gjithmonë është në dispozicion nëse nevojitet mendime , analiza shtesë dhe të ngjashme. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit