Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteZelensky jep dorëheqjen? Gjenerali i ushtrisë ukrainase përflitet se do i zërë...

Zelensky jep dorëheqjen? Gjenerali i ushtrisë ukrainase përflitet se do i zërë vendin

Lajmi pushtoi mediat këtë javë: Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka ofruar dorëheqjen gjeneralit mjaft popullor të ushtrisë ukrainase dhe komandantit të Forcave të Armatosura, Valerij Zalushnij. Ky i fundit duket se ka refuzuar. Nuk ka informacione dhe as një dekret zyrtar për arsyet e një dorëheqjeje. Mediat ukrainase ishin bazuar në burime anonime. Zyra e presidentit dha njoftimin më vonë, se Zalushnij nuk është liruar nga detyra. Në rrjetet sociale u vu re një valë solidariteti me gjeneralin Zalushnij. Lajmi për dorëheqjen e mundshme të gjeneralit më të rëndësishëm të Ukrainës që lufton kundër invazionit rus ishte sensacion i dyfishtë. Vetë lajmi si i tillë dhe më tej politika e paqartë dhe kontradiktore e komunikimit të kreut të shtetit. Por lajmi në vetvete nuk habiti shumë vetë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit