Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteBota e artitDo të përballen në BBV/ Historia e dashurisë së 9 viteve më...

Do të përballen në BBV/ Historia e dashurisë së 9 viteve më parë, Endriku i dedikoi këngë, Sara pjesë e videoklipit

A do të trazohen ujërat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” kur pjesë e saj të bëhet ish-partneri i Sara Gjordenit?

“Jam kurioz të shoh reagimin e saj”, tha Endrik Beba këtë të diel në “Fan Club”, ku u prezantua zyrtarisht si konkurrent i reality show-t.

Ai shpjegoi se me Sarën ka pasur një romancë nëntë vite më parë. Gjatë kësaj periudhe, Sara u bë pjesë e videoklipit të këngës së Bebës, “Të dua”. Një këngë dedikuar dashurisë, ku dy artistët shfaqen në momente intime me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, opinionisti Ronalda Sharka, i sugjeroi Bebës që brenda shtëpisë të bëjë një bashkëpunim me Bardhin, për të cilin Sara ka shprehur pëlqim.

“Të bësh muzikë brenda shtëpisë është ndër synimet e mia. Por jo domosdoshmërisht me Bardhin. Më pëlqen shumë vokali i Artës”, u përgjigj këngëtari.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit