Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaSportU bë gati për të hyrë në lojë, futbollisti i Dukagjinit përfundon...

U bë gati për të hyrë në lojë, futbollisti i Dukagjinit përfundon në pranga, ishte në kërkim ndërkombëtarë

Nuk arriti ta shijojë as edhe një minut fushën e gjelbërt.

Kjo pasi ai përfundoi në prangat e policisë.

Futbollisti i Dukagjinit të Klinës, Theophilus Solomon, u arrestua pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

“Mund t’ju konfirmoj se një person, shtetas i huaj i kërkuar nga INTERPOL, konkretisht nga Republika e Shqipërisë, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, tha Hoxha.

Solomon raportohet se ishte arrestuar më parë edhe në Shqipëri, pasi ishte akuzuar për dhunë ndaj të dashurës së tij.

Futbollisti e kishte për obligim që të paraqitej në policinë e Kosovës çdo tre muaj, gjë që thuhet se nuk e kishte bërë.

Dukagjini arriti të fitoj minimalisht me rezultat 1:0 kundër Dinamo Ferizajt, duke depërtuar në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit