Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeSela: Njoftimi nëpërmjet rrjeteve sociale është akt qyqar

Sela: Njoftimi nëpërmjet rrjeteve sociale është akt qyqar

Ziadin Sela në profilin e tij në facebook është shprehur se nuk është i informuar për ndonjë ofertë të mundshme për koalicion me ndonjë parti tjetër. Ai bëri akuza në drejtim të ” nuk e di kujt”, për siç tha ai kontrabandimin e Partisë nëpërmjet të një statusi në “facebook”. Më poshtë e keni reagimin e plotë të Selës.

“Si kryetar i kuvendit qëndror të Aleancës për Shqiptarët deri në këtë moment nuk jam i informuar për asnjë ofertë për koalicion me ndonjë parti tjetër politike. Nga takimet që kam zhvilluar se fundmi me kryetarët e degëve dhe strukturat e tjera partiake, poashtu jam informuar se askush prej tyre nuk është në dijeni për ndonjë ofertë me shkrim në bazë të çkahit duhet të vendoset. Individi, në këtë rast kryetari i partisë nuk është organ vendimarrës, ka të drejtë të propozojë në organ që ka të drejtë vendimmarrjeje, e kjo është Kryesia e Partisë, që për momentin e ka një vendim e ky është që Aleanca për Shqiptarët garon e vetme në zgjedhje. Organ tjetër vendimarrës është Kuvendi i Partisë. Tendencat e kontrabandimit të Partisë për llogari të nuk e di kujt nëpërmjet një statusi në “facebook“ është shkelje e rëndë e Stautit të Partisë për të cilën Kryetari i Partisë duhet të mbajë llogari përpara organeve të partisë. Përpjekjet për ta sqaru qëndrimin e shprehur nëpërmjet rrjeteve sociale kryetari i partisë si vendim personal është akt qyqar që demton rëndë linjat ideologjike të Aleancës për Shqiptarët”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit