Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajme“LSDM dhe BDI e kanë shkatërruar shëndetësinë”

“LSDM dhe BDI e kanë shkatërruar shëndetësinë”

VMRO, në një kumtesë për media thotë se LSDM dhe BDI shkatërruan dhe shëndetësinë.

“LSDM dhe BDI kanë thënë vetëm gënjeshtra për shtatë vjet. Premtuan qendrën e re klinike në Shkup, premtuan se do të kompletojnë qendrën e re klinike në Shtip, por nuk realizuan asgjë. Ka pasur vetëm skandale, kurdisje tenderash, tentativa për shitjen e shëndetësisë publike, vjedhje të barnave nga qytetarët, si skandali i Onkologjisë. Ata e harruan stafin mjekësor, në vend që ta mbanin e motivuan të largohej. Nuk kishte arsimim të mëtutjeshëm, nuk kishte plane adekuate për punësimin e stafit mjekësor”.

“Për ata që kanë mbetur në vend, nuk kanë ofruar kushte adekuate për punë. Në shtatë vite lanë pas vetëm degradimin e sistemit shëndetësor dhe stafit të demotivuar nga punësimi nepotik, i politizuar, pa kriter. Kjo është pasqyrë e qeverisjes së LSDM-së”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.

Lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski dje në një forum në Shtip foli për projektet e kësaj partie në shëndetësi, për kthimin në mënyrën e vjetër të funksionimit të Qendrës Klinike dhe investimin në infrastrukturën në shëndetësi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit