Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteMotrat mjeke: Kur mora rrogen e pare në Gjermani, ishin aq shume...

Motrat mjeke: Kur mora rrogen e pare në Gjermani, ishin aq shume sa nuk dija ku ti shpenzoja. Ne Shqiperi na thonin..

Aurora dhe Elona Meta, motra dhe themeluese të “Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë”, treguan në studion e “Vizioni i Pasdites”, A arsyet e largimit nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Ato parashtruan mungësën e praktikave në qendrën spitalore si dhe pamundësinë për tu punësuar si praktikante në fillimet e karriesës së tyre, vështirësi që, sipas tyre, has çdo student mjekësie.

“Normalisht, minimalja është që njeriu të punësohet dhe pastaj hap pas hapi të arrijë dhe në sukses. Gjë që ishte e pamundur dhe arsyeja kryesore ishte fakti që nuk arritëm të punësohemi… trokitëm te zyrat përkatëse ku ofrohen punësimet dhe aty u zhvlerësuam, nuk na morrën fare parasysh…”,- u shpreh mjekja Elona Meta .

Nga Shqipëria me 0 praktikë pune, dy motrat u përballën me një realitet tjetër në Gjermani, që theksonte edhe më shumë “varfërinë” në dije të studentëve shqiptarë.

 “Ne na mungonin praktikat! Neve me të vërtetë, nga ana teorike, dinim shumë gjëra, por kur bëhej fjala ‘hajde filloje me pacientin, bëj një ekzaminim’, ne nuk dinim ku ta kapësh pacientin. Ishim vëzhgues perfekt, por më tepër? Jo!”, përfundoi Aurora .

Dy motrat nuk ngurruan të tregonin dhe pagat e para të marra si mjeke të reja në Gjermani. Teksa nisnin jetën nga fillimi në shtetin europian, të dyja iu ofrua punë si praktikante, pagesa e të cilës është mëse e majme në krahasim me Shqipërinë.

“Na dhanë rrogën minimale, si praktikante kam marrë gjysmën e rrogës. Që ishte domethënë, 1.800 euro në atë kohë, neto…  nuk e dija çfarë mund të bëja me kaq shumë lekë… ishim 25 vjeç kur filluam…”, – tregoi Aurora Meta.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit