Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeKur BDI përkrahte Pendarovskin për president edhe pse në garë ishte Reka...

Kur BDI përkrahte Pendarovskin për president edhe pse në garë ishte Reka nuk ishte gabim fatal!

Java e kaluar ishte javë feste e ceremoniale pasi në karrigen e kryeministrit të RMV-së ulej një shqiptar, kjo u bë aq euforike e diçka madhore sikurse ky kryeministri shqiptarë do ta shndërroj në parajsë Maqedoninë e Veriut. Sidoqoftë, mirë që është bërë edhe kryeministër teknik nuk është keq sepse kaq është takati i partisë në pushtet, BDI-së. Por, ajo që është e papërshtatshme dhe ironike janë akuzat e deputetëve dhe analistëve brenda dhe jashtë vendit që akuzojnë deputetët shqiptarë të opozitës që nuk e votuan Talat Xhaferin për kryeministër teknik. Shembulli më banal është i historianit, Nuri Bexheti, i cili në studio televizive ngritet si gjel në këmbë dhe akuzon Mexhitin që ka bërë gabim fatal që nuk e paska votuar Xhaferi. Por, ku ishte ky analisti sezonal kur në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 partia që e bëri tani kryeministrin shqiptarë hapur ka përkrahur kandidatin për president nga LSDM, Stevo Pendarovskin, duke injoruar e bojkotuar kandidatin shqiptar, Blerim Reka, shkruan Zhurnal.

Kur BDI bojkoton shqiptarët është politikë kur opozita bojkoton shqiptarët është gabim fatal –

Ditën e diel kur votohej qeveria teknike në krye me Talat Xhaferin deputetët e opozitës shqiptare nuk ishin të prnaishëm në sallë, dhe këtë gjë ata e kishin paralajmëruar shumë më herët që po nuk iu dha vendi një anëtarë në KSHZ për të mos manipuluar zgjedhjet këto të fundit nuk do të marrin pjesë në votimin e qeverisë teknike.

Dhe, ndodhi ashtu si kishin paralajmëruar anëtarin në KSHZ nuk e morën përshkak të Xhaferit dhe këto bojkotuan votimin e qeverisë teknike. Por, kjo nuk deputetë të BDI-së dhe analistë të brendshëm e të jashtëm u komentua si akt jo i mirë.

Madje, në një studio televizive në Kosovë, Nuri Bexheti, si gjel ngrihej në këmbë dhe bënte gjeste fëmijërore kundrejt Izet Mexhitit duke ia drejtuar gishtin që ka bërë gabim fatal pse nuk e ka votuar kryeministrin e parë teknik shqiptar.

“Pse nuk e votove Talat Xhaferin, një ushtar i UÇK-së, një komandant, një njëri që për herë të parë ulet në karrigen e kryeministrit. Si nuk ta mbajti shpirti me dalë me e votu të paktën e mandej luftoje politikisht. Gabim fatal jetësor ke bë”, tha Bexheti nga RTV Dukagjini në Kosovë.

Izet Mexhiti i habitur nga gjestet e tij të pakuptimta dhe pa shije e pa nevojë, pyeti me qetësi nëse ka filluar emisioni, në bazë të kësaj aludohej se gjestet e tij ishin normale vetëm pas kamerave dhe jo edhe gjatë emisionit për tu bërë palaço.

Sidoqoftë, Mexhiti iu kundërpërgjigj kësaj pyetje duke argumentuar arsyen e bojkotit të deputetëve shqiptarë.

“Kryeministri teknik ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve për të garantuar zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Por, Talat Xhaferi ende para se të bëhej kryeministër teknik nga karriga e kryekuvendarit ka bërë përpjekje për manipulim të zgjedhjeve duke mos na dhënë një anëtarë në KSHZ ashtu siç është e rregulluar me Kushtetutë që edhe opozitës shqiptare i takon një anëtar” shtoi Mexhiti.

BDI përkrahi Stevo Pendarovskin edhe pse në garë ishte Blerim Reka –

Në seancën e 3 marsit të vitit 2019, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka informuar të pranishmit për vijimin e bisedave me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, si dhe konceptin e konsensualitetit, që nga ana e BDI-së u prezantua para opinionit që në vitin 2014.

“Bartës të legjitimitetit zgjedhor – BDI-ja dhe LSDM-ja së bashku me parti tjera politike u pajtuan për kandidat të përbashkët për president. Kryetari Ahmeti theksoi se edhe BDI-ja asnjëherë nuk ka vepruar me standarde të dyfishta, por me strategji dhe qëllime pa folklorizim, në interes të të gjithë qytetarëve. Për këtë shkak, Këshilli qendror e ka pranuar edhe konceptin për konsensualitet dhe propozimin për Stevo Pendarovskin si kandidat i përbashkët për zgjedhjet e ardhshme presidenciale”, pati thënë Grubi.

Por, që në të njëjtat zgjedhje partitë opozitare shqiptare kishin nxjerrë një kandidat të pavarur që këto të fundit përkrahnin, bëhej fjalë për Blerim Rekën. BDI pa menduar dy herë u rreshtua në anën e LSDM-së injoroi dhe bojkoti totalisht kandidatin për president shqiptar, Blerim Rekën.

Dhe, tani ku ishin këta analistë e deputetë shqiptarë që nuk reaguan atë kohë për ta shpallur këtë veprim të BDI-së si gabim fatal. Por, këtu ka një ndarje gabimet që i bënë BDI-ja cilësohen si veprime strategjike e politikbërje, ndërkaq veprimet e opozitës cilësohen si akte tradhtie, gabime fatale jetësore, e kështu me radhë. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit