Wednesday, November 27, 2024
spot_img
BallinaLajmeVazhdon greva e të punësuarve në Qendrën e Provimeve Shtetërore, nuk pranohet...

Vazhdon greva e të punësuarve në Qendrën e Provimeve Shtetërore, nuk pranohet oferta e institucioneve të Maqedonisë

Nga Organizata Sindikale pranë Qendrës për Provim Shtetëror thonë se greva do të vazhdojë dhe se nuk kanë arritur marrëveshje me autoritetet ekzekutive për rritje të pagave.

Nga kjo Organizatë thonë se në takim me zv. kryeministrin për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi kemi marrë të njëjtin tekst nga ajo që kanë marrë nga MASH dhe Ministria e Financave.

Nga kjo Sindikatë thonë se nuk do të ndërmarrin asnjë aktivitet për përgatiten e provimit të maturës.

“Greva vazhdon, nuk do të punojmë asgjë në përgatitjen e provimit shtetëror. Na u ofrua rritje lineare e pagave dhe K-15, gjë që na takon me ligj”, thonë nga Sindikata.

Nga atje shtojnë se do të ndërpresin me këto lloj deklarata. Kanë kërkuar, siç thonë, ndihmë nga mediat për të treguar se sa janë të rëndësishëm njerëzit që punojnë në këtë organizatë dhe sa është e rëndësishme matura shtetërore.

Nga atje shtojnë se nuk kanë fituar asgjë, kanë marrë vetëm ofertë boshe.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit