Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeVMRO-DPMNE në Qeveri me BDI-në, Mickoski gënjeu, akuzon LSDM

VMRO-DPMNE në Qeveri me BDI-në, Mickoski gënjeu, akuzon LSDM

“VMRO-DPMNE hyri në Qeveri me BDI-në. Gjithçka që tha Mickoski ishte gënjeshtër. Gjithë opinioni e mban mend mirë deklaratën e Mickoskit nga takimi i kryesisë. Ai pranoi gjithçka me një kusht: BDI të mos jetë pjesë e Qeverisë. Dhe tani DPMNE u ul në Qeveri me BDI-në. Mickoski gënjen”, njoftoi LSDM në pushtet.

Nga atje thonë “le të dalë tash pishman haxhiu Mickoski dhe t’ua shpjegojë qytetarëve, por edhe anëtarëve të tij, pse e bëri problematike qeverisjen teknike kur më në fund hyri në Qeveri me BDI”.

“Mickoski nuk ka asnjë qëndrim, as kapacitet politik për të marrë ndonjë vendim, ai definitivisht nuk di çfarë të bëjë me veten e tij, as me partinë. Ministrat e DPMNE-së nuk dinin çfarë të bënin, disa morën pjesë në seancën konstituive të Qeverisë teknike, disa ikën. Në DPMNE nuk ka ndryshuar asgjë. Në këtë parti një gjë thuhet, tjetër mendohet, e treta bëhet. Mickoskit nuk i besohet”, theksoi LSDM.(INA)

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit