Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeRetorika nacionaliste specialitet fushate!

Retorika nacionaliste specialitet fushate!

Tonat nacionalist nuk janë të panjohur në Maqedoninë e Veriut e sidomos në kohë fushate. Pra, duke marrë parasysh përvojat paraprake qytetarët duhet të jenë gjakftohtë e mendje hapur që mos të bien pre e provokimeve të mundshme. Pasi gjithçka bëhet në kurriz të qytetarëve dhe gjithçka hartohet në tavolina ku bëhen llogaritje numerike se çfarë sjellë më shumë vota për x partinë. Retroikat nacionaliste duhet të jenë pjesë e hidhur e historisë sepse askund dhe asgjë nuk shpinë një qasje e tillë. Qytetarët tashmë janë të vetëdijesuar dhe i kuptojnë lehtësisht manipulimet që bëhen pa menduar fare për të mirën kolektive. Dhe, retorikës së tillë duhet t’i përgjigjen me ndëshkim e asesi shpërblim, kush politikanë mendon se masa entuziazmohet me këngë e sharje mes partive maqedonase e atyre shqiptare dhe anasjelltas është totalisht i humbur, shkruan Zhurnal.

Zgjedhjet po afrohen retorika nacionaliste po shtohet –

Tashmë kur dihet data e zgjedhjeve dhe mënyra se si zhvillohet fushata në vendin tonë është çështje veçse e ditur, është e nevojshme që apelohet ndaj qytetarëve për gjakftohtësi dhe kujdes nga kurthet e përgatitura.

Sa më shumë afrohen zgjedhjet, partitë politike ashpërsojnë retorikën, duke mos kursyer as retorikën nacionaliste. Së fundmi Këshilli i Konceptit Nacional, por edhe e Majta dhe eksponent të VMRO-DPMNE-së opozitare, kanë aktualizuar qëndrimet për sigurimin e 61 deputetëve për të mos u mvarur nga partië shqiptare për formimin e qeverisë. Një qëndrim të ngjashëm e kishte paraqitur më herët edhe ish kryeministrit, Nikolla Gruevski. Analisti politik Ismet Ramadani thotë se qëndrimet e tilla manifestojnë tendencën e krijimit të tensioneve ndëretnike.

“Është një tendencë për të krijuar tensione ndëretnike dhe disponim antishqiptarë që e kalon definicionin për nacionalizëm, mund të jetë shovenizëm që të ngrisin urrejtje ndaj shqiptarëve. Thirrjet dhe solidarizimi edhe me partitë tjera poashtu të vogla, por me qasje anti shqiptare, dhe anti perëndimore, për të krijuar një shumicë mbi 61 deputet që Qeveria e ardhshme të mos varet nga faktori shqiptarë, është një çmenduri e tyre që do ti quaja ndoshta mediokër politik. Si nuk e kanë kuptuar se shqiptarët paraqesin një faktor të rëndësishëm në zhvillimet politike në RMV”, tha Ismet Ramadani, analist politik.

Ramadani për TVM2 ka theksuar se forcat e tilla politike shoqëria jonë duhet t’i margjinalizojë, por margjinalizimi mund të bëhet së bashku me partitë e mëdha progresive tek maqedonasit.

“Shqiptarët edhe më tutje me subjektet e tyre, duhet tua bëjnë me dije se nuk mund të funksionoj Qeveri në Maqedoninë e Veriut pa shqiptarët. Në fakt nuk mund të funksionon as Maqedonia si shtet pa shqiptarët. Në vazhdimësi shqiptarët me orientimin e tyre pro atlantik ose pro europian ju kanë dhënë përgjigje subjekteve politike maqedonase, sidomos atyre anti shqiptare se kjo politik edhe arsyetohet, por shpesh herë edhe është lavdëruar miq tanë.”, tha Ramadani.

Ramadani thotë se koha e urrejtjeve dhe e revanshizmave ka përfunduar, dhe se subjektet maqedonase duhet ti shohin si partner të gjitha subjektet politike shqiptare.

Koha është për punë, nacionalizmi pjesë kohore e historisë –

Ajo për të cilën kanë më së shumti nevojë qytetarë në këtë momentum në të cilin ndodhemi aktualisht është krijimi i një hapësire të mjaftueshme pune, krijimi i kushteve elementare për jetesë: siguria dhe drejtësia.

Tonet nacionaliste, kërcënimet, paralajmërimet, folklorizmat nuk ua rregullojnë jetën e vështirësuar qytetarëve. Prandaj, nuk është e natyrës e as e logjikshme që në këtë dekadë të përdoren retorikat e dekadës së kaluar. Përpos që janë të vjetërsuara nuk prodhojnë kurrfarë efekti.

Si shqiptarët ngjashëm edhe maqedonasit kanë nevojë për funksionim të shtetit të së drejtës, në veçanti shqiptarët kanë nevojë për liri dhe barazi. Duhet t’i jepet fund diskriminimit që ndodhë në shtetin tonë mbi baza etnike.

Retorika nacionaliste nuk përafron qytetarët vetëm se i largon edhe më shumë. Përafrimi i qytetarëve nënkupton minimin e mundësive dhe hapësirës për ndonjë keqpërdorim të mundshëm apo përsëritje të provokimeve ndëretnike nga koha e Gruevskit. Prandaj, njëherë e përgjithmonë duhet t’i thuhet mjaftë dhe mjaftë retorikës nacionaliste, politikanët duhet t’i rreken punës dhe fushatës në rrethanat në të cilat jetojmë aktualisht.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit