Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeZyrtare: Kosovarët nga 22 shkurti mund të udhëtojnë pa viza në Emiratet...

Zyrtare: Kosovarët nga 22 shkurti mund të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, ka njoftuar se nga 22 shkurti qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sot kemi pranuar Notën Verbale nga Ministria e Jashtme e EBA-s, përmes së cilës jemi informuar se data e hyrjes në fuqi të Memorandumit të Mirëkuptimit, të nënshkruar me datën 11.01.2024, do të hyn në fuqi me datën 22.02.2024.”

Gërvalla ka falënderuar presidenten Osmani, presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan si dhe homologun e saj Abdullah bin Zayid Al Nahyan.

“Për përfundimin me sukses të këtij procesi falënderoj Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, për kontributin e dhënë në arritjen e kësaj marrëveshjeje mes dy shteteve, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan si dhe homologun tim Abdullah bin Zayid Al Nahyan.”

Ajo ka thënë se “kështu, me hapa të sigurtë po fuqizojmë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe po arrijmë të zgjerojmë jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”.

“Vazhdojmë me lajme të mira!”, ka shkruar Gërvalla në fund.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit