Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëOlluri: Policia tentoi t’ia lë fajin 18-vjeçarit të vrarë, familja e njërit...

Olluri: Policia tentoi t’ia lë fajin 18-vjeçarit të vrarë, familja e njërit nga të dyshuarit ka lidhje me Policinë

Gazetari Parim Olluri tha në Pressing në T7 se policia është treguar shumë joprofesionale në raportin fillestar për vrasjen e të riut Lulzim Fejzullahu në Podujevë. Sipas Ollurit, familja e njërit prej sulmuesve ka lidhje të forta me policinë në Podujevë.

Ai tha se është tentuar manipulimi që rasti të zbutet apo faji t’i mbetej viktimës.

“Raporti fillestar i policisë kallxon shumë sa ka qenë joprofesional kur e ndërlidhë me versionet e dy sulmuesve që i kanë dhënë deklaratat në gjykatë. Raporti që u bë prej dy policëve shkruan therje me thikë, e përshkruan si rast të therjes me thikë, që lë me kuptu që sulmuesit e kanë përdorë thikën që me lënë rastin me rrjedhë në procedurë…Versionet e sulmuesve pretendojnë se viktima i ka therë të dy me thikë, e sheh një lloj tentative të policisë që me ja lanë fajin viktimës, në ato raste kur ata kanë mendu që ai do t’i mbijetojë plagëve”, tha Olluri në Pressing.

“Familja e njërit prej sulmuesve merret me biznesin e kamerave dhe sigurimit fizik, pra ka lidhje shumë të forta me policinë në Podujevë. Në atë firmë, siç e dim që shumica e policëve punojnë jashtë orarit të punës në kompanitë e sigurimit fizik dhe janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën”, u shpreh ai.

“Një rast ku ka pas tentim manipulimi që nëse jo me ja lanë fajin viktimës me zbutë fajin deri në atë masë sa sulmuesit mos mu dënu, i bjen që i është kryer një favor një kompanie të ndërlidhur me policinë”, tha ai në Pressing.

“Krejt e dim që policët punojnë nëpër firma të sigurimit fizik, kjo është sekret publik. Mos të ishin mediat besoj që ky rast do të ishte mbyllur”, tha Olluri.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit