Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeSHBA-të duan ta dëgjojnë planin e VMRO-së për rrugën drejt BE-së

SHBA-të duan ta dëgjojnë planin e VMRO-së për rrugën drejt BE-së

Përfaqësuesi i lartë i SHBA-së për rajonin, Xhejms O’Brajan, duke folur për ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhjet e ardhshme në vend, kërkoi sërish përgjigje se si do të vazhdohet në rrugën e integrimit evropian. O’Brajanin opinioni e mban mend kur në nëntorin e vitit të kaluar tha se nuk do të votonte për dikë që thotë se ka ofertë më të mirë, por nuk e tregon atë, duke aluduar në VMRO-në. Ai sot nga Shkupi përsëriti se SHBA-të duan ta shohin Maqedoninë në BE, ndërsa për zgjedhjet e ardhshme parlamentare mbetet në qëndrimin që e ka përmendur në vjeshtë.

“U takon qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të vendosin për rrugën e tyre përpara. Unë mendoj se njëra parti ka propozuar një rrugë që shpie përpara dhe sigurisht që pëson kritika sepse ka njerëz që ju pëlqen e disave jo ajo mënyrë. Mendoj se partia tjetër premton se do të gjejë rrugë përpara dhe mendoj se është korrekte që qytetarët t’i kërkojnë asaj partie të shkruajë një lloj non-paper dhe të shpjegojë se cili është vizioni i tyre. Pra, më pas vendosni, midis vizionit që e dini dhe atij që është premtim”, tha Xhejms O’Brajan – Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane.

O’Brajan kështu iu përgjigj pyetjes nëse faktori ndërkombëtar po bën presion për non-paper mes partive nga blloku shqiptar i vendit, i cili do t’i detyronte të mos bëjnë koalicion me partitë që nuk do të japin dritë jeshile për ndryshimet kushtetuese. Ai u përgjigj se nuk ka informacione për një plan të tillë. /Alsat.mk

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit