Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili po merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimorë që po mbahet në Shkup, deklaroi se bëhet fjalë për një takim të rëndësishëm për zhvillimin e rajonit në aspektin ekonomik dhe jo vetëm, shkruan Alsat.
“Besoj se mbledhja e mbrëmshme dhe kjo e sotmja është e rëndësishme për zhvillimin e rajonit. Kemi biseduar me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së për Planin e Rritjes, vazhdojmë të flasim dhe sot. Kemi biseduar për dy çështje të rëndësishme, e para është tregu i përbashkët evropian, për pjesëmarrjen tonë në tregun evropian dhe ajo që për ne është e rëndësishme, linja e gjelbër për maunat tona të mund të kalojnë lirshëm përmes kufijve të vendeve të BE-së, që ti ulim harxhimet e tyre operative”, tha Vuçiq.