Ditën e sotme shënohen 13 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku katër qytetarë mbetën të vrarë.
Viktimat e protestës së 21 janarit të vitit 2011 ishin Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Aleks Nika.
Në këtë përvjetor të kësaj ngjarjeje të trishtë, ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka reaguar i pari përmes një postimi në Facebook, ku kërkon drejtësi për 21 Janarin.