Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ngushëlluar për vdekjen e 18 vjeçarit nga Podujeva, i cili vdiq sot në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Disa ditë më parë ai ishte rrahur brutalisht dhe nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.
“Rast i rëndë e shumë prekës vdekja tragjike e të riut, Lulzim Fejzullahu i cili na tronditi të gjithëve me rrethanat e vdekjes. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe shoqërisë së të ndjerit!”, ka shkruar Bulliqi.
Ndërsa axha i të ndjerit e ka përshkruar të gjithë ngjarjen se si erdhi deri të ky rast tragjik.
Rrahim Fejzullahu ka treguar se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja, e cila përfundoi tragjikisht për familjen Fejzullahu.
“E kanë ndjek me kerr, e kanë shkel me kerr, e kanë shtyp, e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrëzuar Lulzimin, i kanë hip stupca bejsbolli, derisa sot në ora 15:20, ndërroi edhe jetë”, ka bërë të ditur Rrahim Fejzullahu.
Ai tutje tregon, se sipas informacioneve që i ka, e gjithë ngjarja nisi tek një beber.
“Aty i kanë shti fjalët. Jo s’po rruhesh para meje, jo kush je ti, jo kush jam une. Këtu ka ndodhë shkaku. Djali ka dalë, me shku prej shtëpisë. Në derë kah dalin janë rrok me krah. Këta e kanë përcjell me kerr, videot i ka policia”.