Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një prononcim të shkurtër për TV21 tha se nuk ka qenë i ftuar në takimin e djeshëm mes kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, atij të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe ish kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, duke mos komentuar rreth këtij takimi, ndonëse u pyet nga TV21. Përndryshe Taravari dje në Tiranë është takuar me ministrin e Brendshëm në Shqipëri, Taulant Balla.