PB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër një qytetare 43 vjeçare të Tetovës me inicialet A.A, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”, njoftoi sot MPB, përcjell INA.
” Gjatë muajit gusht 2023, e dyshuara e paraqitur si punonjës i ambasadës, i ka premtuar një 47-vjeçari nga një fshat i Gostivarit se do t’i mundësojë marrjen e vizës, por për fillimin e procedurës është dashur që ai së pari ti paguaj 2400 euro. I dëmtuari i ka dhënë paratë, por deri në raportimin e ngjarjes nuk ka marrë vizë”, sqaron MPB.(INA)