Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në Serbi, ku një 21-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të të afërmeve të tij duke lënë të vrarë 8 persona dhe plagosur 13 të tjerë.
Masakra ndodhi pranë një fshati 60km, Mlladenoc, në jug të Beogradit, ndërsa autori, djali i oficerit të ushtrisë serbe, pas aktit u arratis.
Mes viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij. Sipas vendasve, sipas asaj që kanë marrë vesh, Uroshi ka vrarë edhe të afërmit e tij më të afërt, dyshohet se një nga vëllezërit e tij, kunatën dhe një djalë 12-13 vjeç, nipin e tij.
Dy të lënduar të moshës 21 dhe 23 vjeçare janë vendosur në spitalin Dragiša Mišovic, të cilëve iu është nënshtruar operacioni, por jeta e tyre është ende në rrezik.
Mësohet se autori kishte precedentë të mëparshëm penalë për armë mbajtje pa leje.