Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeBekim Qoku “sulmon” Selën, e quan monark, njejtë si Menduh Thaçi

Bekim Qoku “sulmon” Selën, e quan monark, njejtë si Menduh Thaçi

Shkruan: Bekim Qoku këshilltar i Albin Kurtit – VV

Duhet të ketë qenë viti 2015 kur fraksioni i PDSH-së i kryesuar nga kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, mbajti kuvendin e dytë në Kumanovë. Pikë e rëndësishme e ditës qe pagëzimi i këtij fraksioni – si do të quhej!

Një propozim që u duk i pranueshëm për shumicën ishte LDSH – Lidhja Demokratike Shqiptare. Kuvendi duhej vetëm ta konfirmonte emrin që do të propozohej. Dhe kështu ndodhi, pas një diskutimi jo aq të shkurtër, kuvendi me shumicë votash miratoi propozimin që fraksioni i ri të quhej tani e tutje LDSH.

Ajo çfarë ndodhi pastaj do të ishte omeni apo oguri që do ta përshkonte e përcillte fatin e kësaj partie. Fill pas votimit, fjalën e morën 3-4 veteranë të PDSH-së për t’u ankuar që ky emër i ri nuk përmban trashëgiminë e PDSH-së, ku këta persona kanë dhënë gjithë atë kontribut.

Ky mallëngjim i tyre emocionoi kryetarin e ri dhe e preku deri në atë masë, saqë në mënyrë arbitrare përdori veton e tij prej monarku dhe e zhbëri vendimin e shumicës së kuvendit.

Fraksioni do të quhej tani e tutje LRPDSH, për nder të PDSH-së së zaptuar nga Menduh Thaçi, mentori dhe modeli i kryetarit të ri.

Kuvendi, statuti dhe organet e këtij fraksioni që atëherë e tutje kanë qenë vetëm farsë.

Farsë ishin edhe kur pinjollët e Menduhit vendosën të bëhen pjesë e qeverisë së BDI-së, kurse kuvendi miratoi vetëm formalisht vendimin e tyre të marrë në Zajaz.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit