Një sërë parregullsish dhe mungesë të harmonizimit në shumë fusha, kanë ndikuar që Enti Shtetëror i Revizionit të japë mendim të pafavorshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2022 dhe për harmonizimin me rregullativën ligjore, pas kryerjes së revizionit të raporteve financiare bashkë me revizionin e harmonizimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, njofton Portalb.mk.
ESHR ka konstatuar se nuk është vendosur sistem objektiv dhe real i zgjedhjes së projekteve, por edhe ka qenë rrezik për shfrytëzim jopërkatës të mjeteve për shkak të mungesës së kritereve të qarta dhe rregullave specifike për realizimin e këtyre projekteve. Me kontrollin dhe analizën e dokumenteve lidhur me mënyrën e realizimit të programit vjetor për menaxhim me ujërat për vitin 2022, revizionit nuk i është ofruar dokumentacioni i plotë për të gjitha kërkesat e dorëzuara dhe provat për evaluimin e tyre.
“Me kontroll në evaluimin e kryer dhe propozim-listat e komunave të cilat i kanë plotësuar kushtet nga programi dhe vendimi për zgjedhje, është konstatuar mënyrë selektive dhe jo të sqaruar për zgjedhjen e projekteve dhe shpërndarjen e mjeteve financiare për realizimin e projekteve, ndërkaq përqindja e mjeteve të miratuara nga të kërkuarat është i ndryshëm dhe lëvizë prej 30% deri në 100%”, thonë nga ESHR.
Prej atje theksojnë se për shkak të mungesës së raporteve të veçanta për realizimin e mjeteve nga ana e organeve të administratës, deri te Qeveria nuk është dorëzuar raport për realizimin e mjeteve, gjendje që sipas revizorëve mund të ketë ndikim në konstatimin e nevojave reale për aktivitetet e ardhshme programore dhe investuese gjatë miratimit të Programit për ujëra nga ana e Qeverisë në periudhën e ardhshme.
“Me revizion janë konstatuar parregullsi edhe në lidhje me konstatimin e dinamikës së pagesës së kompensimit për shfrytëzim të drejtë të ujit, e cila është e ardhur e Buxhetit”, kumtojnë nga ESHR.
Prej atje sqarojnë se në bazë të dekretit për Metodologjinë për shpërndarje të mjeteve si të ardhura nga kompensimi për prodhim të energjisë nga derivatet fosile, a me propozim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, Qeveria çdo vit miraton vendim për ndarjen e mjeteve të realizuara në bazë të kompensimit për prodhim të energjisë nga derivatet fosile si mjete të destinuara për komunat.
“Është konstatuar se nga nëntë komunat e caktuara, katër komuna nuk kanë dorëzuar program pasi që mjetet që u janë ndarë nuk janë të mjaftueshme për realizim të plotë të projekteve, derisa për moshfrytëzim të mjeteve nuk ekziston bazë ligjore që të njëjtat të transferohen për vitin e ardhshëm”, theksojnë nga ESHR.
Sipas Entit Shtetëror të Revizionit, mjetet të cilat janë siguruar nga Buxheti i Maqedonisë së Veriut, por edhe mjetet dënuese nga projektet vijuese shumëvjeçare të Ministrisë, sigurohen për realizim të qëllimeve të caktuara në Strategjinë nacionale për Mbrojtje të Natyrës (2017-2027), ndërkaq nga kontrolli i kryer, për periudhën 2020-2022 revizorët kanë konstatuar se sundon përqindje e ulët e mjeteve buxhetore të cilat ndahen në sektorin e natyrës.
Revizorët kanë konstatuar parregullsi edhe gjatë pagesës së kompensimit nga regjistrimi i automjeteve motorike dhe objekteve lundruese i cili paraqet kompensim ekologjik që paguhet gjatë regjistrimit të mjeteve motorike dhe objekteve lundruese nga ana e stacionit për kontroll teknik dhe regjistrim të mjeteve.
Me kryerjen e kontrollit në mënyrën e udhëheqjes së evidencës dhe pagesës së kompensimeve për këto baza është konstatuar mungesë e pagesës së kompensimit gjatë regjistrimit të mjeteve lundruese.
Revizorët, gjithashtu theksojnë se nevojitet përforcim i kontrollit të dokumentacionit te personat juridik të cilët kryejnë kontrolle teknike të automjeteve.
Nga gjithsej 111 shfrytëzues aktiv të lejes së integruar A dhe B, gjatë vitit 2021 (98 shfrytëzues të instalimeve integruese A dhe 13 të instalimeve integruese B) nga ana e 18 shfrytëzuesve nuk është dorëzuar raport vjetor për posedimin e lejes së integruar, derisa për 17 objekte të cilët posedojnë leje ekologjike të integruara A dhe janë evidentuar në Regjistër, nga vitit 2018-të nuk janë lëshuar vendime për kompensim vjetor për posedim të lejes A.