Ndryshimet ligjore për shtyrjen e afatit për ndërrimin e dokumenteve personale nuk janë të mjaftueshme pa një marrëveshje me palën greke, kështu deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili bëri të ditur se presidenti Stevo Pendarovski ka marr për obligim që të bisedoj me presidentin e Greqisë.
“E para, ndërrimi i dokumenteve personale për përdorim të jashtëm, unë thash se pasaporta u nevojitet qytetarëve për udhëtim jashtë vendit, nuk ju nevojitet institucioneve… Nuk kam biseduar me autoritetet greke, presidenti i vendit ka marr për obligim që të bisedoj me presidentin e Greqisë… E kam pa iniciativën e VMRO-DPMNE-së deri tek gjykata kushtetuese, duhet të arrihet marrëveshje me Greqinë…do të bisedoj me ministrat, sepse ju mund të ndërmerrni ndryshime ligjore, por megjithatë bëhet fjalë për dokument për përdorim të jashtëm…që nënkupton se duhet një marrëveshje me Greqinë”, tha Kovaçevski.