Kryetari I Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari sot priti në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, shkëlqesinë e tij, Jarosllav Ludva.
Në takim, siç theksohet në kumtesë, Taravari dhe ambasadori Ludva bashkëbiseduan rreth sfidave me të cilat përballet vendi, me theks të veçantë shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe ndryshimet kushtetuese.
Taravari falënderoi ambasadorin çek për mbështetjen e vazhdueshme që e jep shteti çek si partner i dëshmuar i vendit dhe procesit eurointegrues, shtohet në kumtesë.