Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeAziri: ASH-ja është e zhgënjyer nga koalicionet e deritashme

Aziri: ASH-ja është e zhgënjyer nga koalicionet e deritashme

Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët tha sonte në emisionin “Click Plus” se ASH-ja është jashtëzakonisht e zhgënjyer nga koalicionet dhe eksperiencat e deritanishme, prandaj janë shumë më të vëmendshëm para se të marrin një hap konkret drejt një koalicionimi të mundshëm. Por, ai tha se ata janë po aq të vetëdijshëm edhe për peshën e ASH-së dhe për të ardhmen e qeverisjes së ardhshme dhe të stabilitetit të shtetit.

“ASH-ja është e zhgënjyer nga koalicionimet e deritanishme, kemi dalë shumë të zhgënjyer nga veprimet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur nga subjektet që ne kemi bërë koalicion. Prandaj tani jemi shumë të vëmendshëm, aq më shumë kur dimë se pesha e Aleancës në skenën politike, me historikun e saj, ku sipas të gjitha gjasave do të ketë një rol vendimtar, jo vetëm për fituesin në bllokun politik shqiptar, por edhe për qeverinë e ardhshme, për kahjen e shtetit dhe stabilitetin e tij.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit