Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajçak takohet me O’Brien në Davos: Ballkani Perëndimor duhet të ecë përpara,...

Lajçak takohet me O’Brien në Davos: Ballkani Perëndimor duhet të ecë përpara, për këtë jemi në të njëjtën linjë

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Takimi i tyre është zhvilluar në Davos të Zvicrës, ku të dielën ka nisur punimet Forumi Ekonomik, ku pjesë e tij janë edhe liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Teksa ka njoftuar për takimin, Lajçak ka thënë se është e rëndësishme që kjo bisedë për Ballkanin të bëhet pikërisht në fillim të vitit.

“Ne duam të shohim rajonin duke ecur përpara për të mirën e qytetarëve të tyre. Është mirë të rikonfirmojmë se jemi plotësisht në të njëjtën linjë”, ka shkruar emisari evropian në rrjetin social “X”.

Ndryshe, Lajçak gjatë ditës së hënë në marxhina të Forumit të Davosit, është takuar edhe me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajçak ka njoftuar se në takim është diskutuar për një gamë temash që lidhen me dialogun Kosovë-Serbi.

“Në marxhina të Forumit të Davosit takova zëvendëskryeministrin besnik Bislimi për të diskutuar një gamë të gjerë temash që lidhen me dialogun dhe pritjet për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme”, ka shkruar ai në “X”.

Sipas Lajçakut, ata janë dakorduar që zbatimi i marrëveshjeve të arritura është çështje urgjente.

“Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit është çështje urgjente”, ka shtuar ai.

https://twitter.com/MiroslavLajcak?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1746947844823462327%7Ctwgr%5E6c7b2aa9b61921d8e2f4f1b806903c69190c93fc%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsinjali.com%2Flajcak-takohet-me-obrien-ne-davos-ballkani-perendimor-duhet-te-ece-perpara-per-kete-jemi-ne-te-njejten-linje%2F

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit