Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeVrau kunatin pasi i kishte përdhunuar vajzën për 9 vite, lirohet nga...

Vrau kunatin pasi i kishte përdhunuar vajzën për 9 vite, lirohet nga qelia Fatmir Tarellari

Fatmir Tarellari, 50-vjeçari që vrau kunatin e tij në Volos të Greqisë, u lirua përkohësisht nga qelia, me kushte shtrënguese, pas kërkimit të faljes.

50-vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim në gjendje të qetë shpirtërore dhe është dërguar në hetuesi për të kërkuar falje.

Megjithatë, prokurori dhe hetuesi nuk u pajtuan nëse ndaj tij duhet të caktohet në paraburgim apo jo dhe Këshilli Gjyqësor do të vendosë brenda pesë ditëve.

Kujtojmë se Tarellari vrau kunatin Erjon Pelovani, pasi ky i fundit i kishte përdhunuar që në moshën 9 vjeçare vajzën e tij, ndërsa kohët e fundit, tashmë që ajo është 18 vjeç, e kishte shantazhuar duke i kërkuar para, ose përndryshe duhet do të publikonte video intime të tyre.

Nga ana e Alexis Kouya, i cili ka marrë përsipër mbrojtjen e autorit, u raportua se klienti i tij “nuk kishte ndërmend të qëllonte askënd”.

Në të njëjtën kohë, gruaja e dytë e autorit , me të cilën ai ka një djalë 10-vjeçar, ruan distancën nga 50-vjeçari. Në deklaratat e saj ajo thotë se nuk beson se vëllai i saj ka përdhunuar vajzën e burrit.

“Nuk besoj që vëllai im të ketë bërë diçka të tillë, sepse nuk di gjë. Por edhe nëse e ka bërë, ka ligje. Nuk duhej të vriste vëllain tim, na ka vrarë të gjithëve me atë që ka bërë, të gjitha u shembën. Ka ligje për të vënë të gjithë në vendin e tyre dhe le të jetë vëllai im. Por jo për ta vrarë. Prindërit erdhën, po qajnë, janë të çmendur, duhet t’i marr të gjitha vetë”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit