Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmePendarovski në Davos, Kovaçevski në Vjenë: Krerët e shtetit në takime pune

Pendarovski në Davos, Kovaçevski në Vjenë: Krerët e shtetit në takime pune

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot është për vizitë pune në Vjenë të Austrisë. Në suaza të vizitës, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, kryeministri Kovaçevski do të mbajë takim pune me sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, Helga Shmid, ku do të bisedohet për kryesimin e përfunduar me sukses të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, si dhe për kontributin e vendit tonë për sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm evropian.

Ndërkaq, nga Presidenca njoftuan se presidenti Stevo Pendarovski nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në Takimin e 54-të vjetor ekonomik botëror të quajtur “Ripërtëritja e besimit” që po mbahet në Davos.

Siç informon Kabineti i presidentit Pendarovski, shefi i shtetit është paraparë të marrë pjesë në sesionin “Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor” në tubimin joformal të liderëve ekonomik botërorë “Kthimi i besimit në sistemin global” dhe në darkën zyrtare “Ndërtimi i Evropës të së nesërmes”.

Në takimin vjetor të Forumit ekonomik botërore në Davos është paraparë pjesëmarrja e mbi 100 shefave të shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave kryesore ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë, përfaqësues të rinj, sipërmarrës social dhe agjenci të lajmeve.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit