Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeKurti në Reçak: Civilët u varrosën pas 4 javësh, kjo tregon që...

Kurti në Reçak: Civilët u varrosën pas 4 javësh, kjo tregon që Serbia u përpoq ta dërformonte të vërtetën

Kryeministri Kurti, bashkë me presidenten Osmani kanë shkuar për homazhe në Reçak, për të bërë homazhe në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut. Bashkë me ta ishte edhe ambasadori William Walker.

Kurti para gazetarëve tha se civilët e vrarë nuk u varrosën deri pas katër javësh, pasi kishte luftime.

Ai shtoi se ky është tregues që Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën.

Kurti e falënderoi ambasadorin William Walker që e tregoi të vërtetën e Reçakut para gjithë botës.

“Më 15 janar, në një dimër jashtëzakonisht të ftohtë, pat ndodhur ky krim makabër ndërkaq varrimi i 45 civilëve ka ndodhur katër javë më vonë sepse ka pasur luftë të madhe për kufomat. I kemi edhe 11 ushtarë të UCK’së që kanë rënë në betejë për mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia dhe ato katër javë tregojnë se Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën, ta justifikojë krimin dhe prandaj po e theksoj edhe një herë rëndësinë e vërtetës nga mendja, sytë, veshët dhe goja e ambasadorit William Walker, të cilit i jemi përjetë falënderues e mirënjohës për shkak se në një moment vendimtar historik për popullin tonë e foli të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, tha ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit