Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeDoli kundër Albin Kurtit/ Analisti i reagon ashpër: Ky është halli i...

Doli kundër Albin Kurtit/ Analisti i reagon ashpër: Ky është halli i Ali Ahmetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrimin në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka qenë i futar në një përj televizioneve shqiptare.

Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ndërhyn në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Po ndërhyn në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoni, Edi Rama nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të organizmit politik në Maqedoni, ka bërë përpjekje për t’i afruar partitë në Maqedoni, unë jam falënderues, mirënjohës për këtë qasje, nuk kemi shprehur patriotizëm, as emocional dhe patriotik, jemi dakorduar me Pendarovskin me partinë Lidhja Social Demokrate, i kemi dhënë përkrahje, mund të bëjë një lojë një teatër, por e dimë që në fund nuk ka fitues”, tha Ahmeti.

Analisti Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se deklarata të tilla janë pa arsye logjike.

“Deklarata të tilla janë të natyrës politike, pasi brenda vetes nuk kanë as arsye logjike. Liderët udhëheqës të të dyja shteteve shqiptare mund të japin kontributin e tyre edhe në Maqedoninë e Veriut, pasi shqiptarët atje nuk trajtohet të barabartë insitucionalisht. Lidhur me këtë fakt, dihet kush ka bashkëqeverisur me partitë maqedonase atje, rrjedhimisht dihet rezultati praktik për shqiptarët”, thotë ai.

Ai thotë se, Kurti nuk ka ndërhyrë në zgjedhje por, mund të jep kontributin politik duke favorizuar ndonjë subjekt politik.

“Albin Kurti nuk ka bë ndërhyrje instiucionale, por ka dhënë apo potencialisht mund të jep kontributin politik duke favorizuar ndonjë subjekt politik, i cili subjekt politik do t’i përfaqësonte dinjitetshëm shqiptarët. Ali Ahmeti më shumë e ka hallin të karrigia e pushtetit se sa të përfaqësimi i shqiptarëve të Maqedonisë, ky shqetësim e ka nxitur deklaratën e tij”, përfundon ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit