Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se do të shqyrtohet mundësia e prolongimit të afatit për vlefshmërinë e dokumenteve personale, dhe njëherit falënderoi të punësuarit në MPB, të cilët sipas tije kanë punuar ditë e natë dhe kanë arritur që të lëshojnë 1.2 milionë pasaporta.
“Dokumentet personale, fillimisht ka disa lloje të dokumenteve personale, ato që janë për përdorim të brendshëm, letërnjoftimet të cilat do të vazhdojnë, ndërsa pasaportat nuk nxirren për institucionet por nxirren që qytetarët të mund të udhëtojnë sepse me pasaportë udhëtoni jashtë vendit. Unë thash se çdo iniciativë mund të shqyrtohet, gjithsesi se Gjykata Kushtetuese do ta jap mendimin e saj…Dua të theksoj edhe diçka që është shumë me rëndësi, a ajo është se MPB-ja, gjegjësisht të punësuarit në MPB kanë dhënë 1.2 milionë pasaporta… E di që shumica kanë dëshirë të kritikojnë, por atyre punonjësve në MPB duhet t’ju themi faleminderit, sepse punojnë natë e ditë”, deklaroi Kovaçevski.