Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë emergjenca dhe njësitë përkatëse të Policisë.
Polica ka bërë të ditur se personi i plagosur është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Mbrëmë (11.01.2024) rreth orës 20:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.
Policia thotë se po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.