Bëhet e ditur se në mënyrë tragjike ka humbur jetën mërgimtari nga Mitrovica, Gazmend Osmani, në Stokholm të Suedisë.
Familja e tij ka njoftuar se sot ka sjellë në Kosovë trupin e tij.
Familjarët kanë njoftuar për vdekjen e Gazmendit, duke bërë të ditur se do të varroset nesër në fshatin Kopiliq të Skënderajt, në fshatin e prejardhjes.
“Të dashur miqë, shokë, dashamirë, ju njoftojm se sot, me date 10.01.2024 sjellim ne vendlindje me te dashurin tone. Gazmend (Hysen) Osmani. Varrimi i te ndjerit behet neser, me 11.01.2024, ne ora 13:00 ne fshatin Kopiliq te Skenderajt”, ka shkruar familja.