Më datë 11 nëntor të vitit të kaluar Myftinia e Tetovës ka njoftuar se më 08.11.2023 (e mërkurë), Reisul Ulemaja H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, kishte organizuar mbledhje të Rijasetit, duke i thirrur anëtarët e Rijasetit në mënyrë selektive dhe jotransparente (sipas nenit 8 të Kushtetutës së BFI-së, (Bashkësia Fetare Islame Kushtetuta e BFI-së në RMV, 16.12.2013, Shkup), transparenca është një ndër principet kryesore të këtij institucioni, ndërsa sipas nenit 26 të Kushtetutës së BFI-së, qëndron se në mbledhjet e Rijasetit obligohen të thirren të gjithë përfaqësuesit e Rijasetit.
Sipas tyre, Rijaseti ka 21+1 anëtar legjitim, nga të cilët 9 kanë qenë të pa thirrur, si dhe kanë qenë prezent disa të shtuar anëtar të rinj sipas qejfit të Reisul Ulemasë) (sipas nenit 34 të Kushtetutës së BFI-së anëtarët e Rijasetit janë: Reisul Ulemaja, Sekretari Gjeneral, myftinjtë, drejtorët dhe dekanët e institucioneve arsimore të BFI-së, kryetarët e shoqatave të BFI-së dhe dy anëtar që janë të përcaktuar nga Reisul Ulemaja, që janë me përvojë për organizimin e jetës fetare në BFI), e duke mos e thirrur edhe Myftiun e Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi si anëtar i rregullt i Rijasetit.
Reisi vendos të shkarkoj Myftiun e Tetovës (sipas nenit 57 të Kushtetutës së BFI-së, shkaqet e shkarkimeve janë: nuk i kryen obligimet për të cilin është i zgjedhur dhe i obliguar, kur qëndrimi dhe puna e tij është në kundërshtim me rregullat islame dhe rregullat normative të akteve të BFI-së, kur punon kundër vendimeve dhe rregullave të BFI-së, kur e keqpërdorë pozicionin në dëm të institucionit, kur është i paaftë për të kryer obligimet, si sëmundja mosha ose tërheqje personale, në rast të burgimit në afat prej 6 muajve.
Megjithatë, kjo punë nuk mbeti vetëm kaq pasiqë puna vazhdoi edhe në organet e drejtësisë, ku kreu i BFI-së Shaqir Fetahu përmes organeve të drejtësisë ka kërkuar që Myftiu i Tetovës, Qani Nesimi të largohet nga kjo pozitë duke shfrytëzuar edhe organet e rendit, por që sipas dokumentacioneve (vendimit të Gjykatës) të siguruar nga Agjencia e Lajmeve Zhurnal, kreu i BFI Shaqir Fetahu ka humbur gjyqin kundrejt Myftiut të Tetovës, Qani Nesimi duke u hedhur poshtë kërkesa e kreut të BFI Fetahu.
Sipas Vendimit, Gjykata pasiqë ka shqyrtuar të gjithë lëndën si duhet thekson se në Regjistrin qendror, si udhëheqës i Myftinisë së Tetovës del se është Qani Nesimi duke e hedhur poshtë kërkesën e pales tjetër si të pabazë.