Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeRama: Hekurudha për në Kosovë, do të kalojë nga Shkodra

Rama: Hekurudha për në Kosovë, do të kalojë nga Shkodra

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se diskutohet me qeverinë e Kosovës për projektin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën.

Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes dy ditore të fillimvitit për prioritetet e 2024, që u mbajt në Lezhë, Rama tha se lidhja përmes Shkodrës po shikohet si zgjidhja më e mirë edhe nga pala e Kosovës.

“Kemi një komunikim intensiv me qeverinë e Kosovës për ecurinë e projektit strategjik të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Ka dakordësi në parim nga të dy strukturat përkatëse të dy qeverive për të eksploruar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra. Për sa kohë kemi hekurudhën Vorë-Hani i Hotit për të vijuar nga Shkodra në Han të Hotit, në Gjakovë dhe Prishtinë. Kjo është një zgjidhje e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, deklaroi kryeministri.

Nga ana tjetër, Porti i ri i Porto Romano në Durrës, ndërtimi i të cilit ishte parashikuar si një formë financimi me koncesion ose bashkëpunim shtet-privat, në fakt do të financohet nga buxheti i shtetit.

“Po ashtu, kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për portin e Durrësit, Porto Romano, për të cilin do bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit, është projekt strategjik dhe ka një urgjencë strategjike sepse kemi përfshirë dhe NATO-n. Do kalojmë me financim të brendshëm që mos varemi nga kohët e tejzgjatura dhe ngarkesat e tjera që burojnë nga financimet e huaja”, tha Rama në nisje të komunikimit.“

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit