“Vendimi duhet marrë, shpëton dekada që vijnë” – thotë Arben Taravari
Para dy ditëve kryetari i ASH-së, Arben Taravari shpërndau një status në rrjetin social Facebook duke lënë hapësirë për të menduar se për çfarë e ka fjalën. Ndërsa sot lëshoi edhe një postim tjetër.
“Ka momente shumë delikate në historinë e një shteti ku vendimi që duhet marrë për një kohë të shkurtër, shpëton dekadat që do të vijnë.”
Çfarë po paralajmëron Taravari? Mos ndoshta po jep shenjat e para të një kalimi nga Qeveria në opozitë ose vazhdimin e rrugës me BDI-në dhe LSDM-në në ‘Frontin Evropian’?