Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeKovaçevski: M-NAV është bërë si kompani familjare, një familje ka deri në...

Kovaçevski: M-NAV është bërë si kompani familjare, një familje ka deri në brezin e tretë të punësuar

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke komentuar situatën në M-NAV, tha se ky institucion po i ngjan një kompanie familjare, përcjell TV21. Kovaçevski duke e përmendur shembullin e kryetarit të Sindikatës, Aleksandar Tasevski, i cili është pranuar në punë në kohën kur babai i tij ka qenë shef në këtë institucion, ndërsa vëllai i tij vazhdon të punojë në M-NAV, tha se duhet rishikohet mënyra e punësimit.

“Fillimisht mendoj se ajo kompani është bërë si kompani familjare, sepse kur e shikoni ka deri në brezin e tretë të punësuar, kur ta merrni kryetarin e Sindikatës, babai i tij ka punuar atje, ai punon, vëllai i tij punon. Në fund ata janë bërë familje në të cilën ka konflikte, që zakonisht ndodhin tek njerëzit në shtëpi. Vlerësoj se, ashtu siç thotë edhe Komisioni Europian, duhet të shihet mënyra se si i bëjnë konkurset, mënyrën dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve dhe kështu me radhë”, pohoi Kovaçevski.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit