Sot nis gjykimi kundër Dragisha Milenkoviqit, i akuzuar për krime lufteNë Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të nis gjykimi kundër Dragisha Milenkoviq, i cili akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile.
Milenkoviq pritet të përballet me dëshmitarë të cilët janë ftuar të dëshmojnë për vuajtjet dhe torturat që i kishin përjetuar.
Në thirrjen për shqyrtim, njëri prej dëshmitarëve në këtë seancë është edhe qytetari nga Suhareka, Arsim Zyba, i cili do të japë dëshminë e tij gjatë kohës sa ishte i burgosur në Burgun e Dubravës.
Aktualisht, Milenkoviq gjendet në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë.