Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëZbulohet identiteti i të dyshuarit për dhunimin e të miturës në Kaçanik,...

Zbulohet identiteti i të dyshuarit për dhunimin e të miturës në Kaçanik, 15-vjeçarja u gjet e mbyllur në një banesë

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një rast të rëndë që dyshohet të ketë ndodhur në Kaçanik, ku një vajzë e mitur është dhunuar seksualisht nga një person i rritur. E mitura u gjet e mbyllur në një banesë, ndërsa i dyshuari më pas u arrestua nga Policia.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari është Endrit Kuka, 22-vjeçar.

Kuka dyshohet se ka keqpërdorur të miturën seksualisht, ani pse e ka ditur moshën e saj të re dhe të ndjeshme.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka deklaruar se me të miturën janë takuar në orët e para të mëngjesit dhe më pas me pëlqimin e të dyve kanë vazhduar në banesën në fjalë, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Bazuar në dëshminë e të dyshuarit, ai e ka kyçur me çelës banesën ku ndodhej e mitura me kërkesën e saj, pasi sipas tij, ajo donte të pushonte.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Dhunim’ dhe ‘Privim i kundërligjshëm nga liria’.

Kujtojmë që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me persona që janë nën moshën 16-vjeçare, kryejnë vepër penale dhe mund të dënohen me burgim prej 5 deri në 20 vjet.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit