Pasi të enjten Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm, sot është duke e bërë krehjen e terrenit në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani i cili tha se kjo po bëhet nga të gjitha njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, duke përfshirë edhe Njësitin e qenve.
“Policia e Kosovës është duke bërë verifikim të terrenit apo krehjen e terrenit, aty ku kanë gjetur dhe sekuestruar një flamur serb, disa gëzhoja dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm”, ka thënë Elshani.