Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeLEN: Sjellja banditeske e zyrtarit të BDI-së ndaj punonjësit shqiptar është marrëzi

LEN: Sjellja banditeske e zyrtarit të BDI-së ndaj punonjësit shqiptar është marrëzi

“Jemi të shokuar me nivelin e primitivizmit të BDI-së, të shfaqur dje në dhunë ndaj disa punonjësve shqiptarë të punësuar në kontrollin e fluturimeve M-NAV”, thuhet ne reagimin e Lidhjes Evropiane per Ndryshim.

“Përveç nepotizmit të skajshëm dhe partizimit të institucioneve shtetërore, presion të vazhdueshëm ndaj të punësuarve në administratë për të marrë pjesë në tubimet e BDI-së, shkeljes së dinjitetit të këtyre njerëzve, BDI-ja tashmë ka filluar të ushtrojë edhe dhunë fizike ndaj tyre.
Këto janë shenja paniku që po shfaq BDI-ja duke e ditur se nuk mund ta evitojë humbjen në zgjedhjet e 8 majit. Ajo po i hedh shqelmat e fundit përpara se të zhytet në histori nga 9 maji e tutje.
Zgjedhjet e ardhshme do t’i japin fund zullumit të BDI-së ndaj shqiptarëve, institucionet do të çlirohen dhe shqiptarët do të jetojnë e funksionojnë lirshëm, dinjiteti i secilit do të respektohet”, vijon reagimi.

“Ne i’u bëjmë thirrje institucioneve – Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë Publike – që ta zbardhin rastin sa më shpejt dhe autorët t’i nxjerrin para drejtësisë. Të hetohet edhe drejtori i institucionit që lejoi hyrjen e personave të papunësuar me qëllim të ushtrimit të dhunës ndaj të punësuarve shqiptarë brenda institucionit.
Kërkojmë që misionet diplomatike në vend, posaçërisht Ambasada e ShBA-së dhe Delegacioni i BE-së në Shkup, të reagojnë ndaj ndërhyrjes huliganeske të BDI-së në institucionet shtetërore, partizimin e tyre dhe keqtrajtimin e të punësuarve shqiptarë në këto institucione”, mbyllet reagimi i LEN-it.

 
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02K8KWoYDfZeL7UTiBAs586vSHj6LRe8bNDqSFAdoWfh2wJAwbfZetAeHHVCYbB29Nl%26id%3D61554153505729&show_text=true&width=500

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit