Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeNë RMV janari do të jetë i “nxehtë” me ngjarje historike!

Në RMV janari do të jetë i “nxehtë” me ngjarje historike!

Ky muaj këtë herë përpos që shënon fillimin e një viti të ri është edhe muaj i risive dhe ndodhive interesante në skenën politike. Prandaj, lirshëm mund të thuhet që muaji i parë i vitit që filluam është muaj i nxehtë në mes të dimrit sepse ngjarjet që do të ndodhin nuk kanë ndodhur asnjëherë më parë. Po e fillojmë me fundin e këtij muaji(janar) ku Talat Xhaferi do të merr timonin e qeverisë në cilësinë e kryeministrit teknik. Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut saktësisht nga 28 janari i vitit të ardhshëm deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen më 8 maj. Por, jo të gjithë i gëzohen këtij muaji bie fjala për partinë nacionaliste dhe anti-shqiptare VMRO ky do të jetë muaj i tmerrit dhe do të bëjnë çmos që të shkaktojnë ndonjë trazirë siç e kanë për traditë për të shprehur pakënaqësinë e tyre, shkruan Zhurnal.

Ky janar do të mbahet gjatë kohë në mend –

Muaji i parë i fillimit të vitit kësaj radhe do të mbahet gjatë kohë në mend përshkak të ngjarjeve që do të ndodhin përgjatë këtij muaji, saktësisht në fund të këtij muaji. Edhe pse normalisht muaji janar duhet të jetë i ftohtë e ngricë këtë vit janari do të jetë shumë i “nxehtë” përshkak të zhvillimeve politike në vend.

Talat Xhaferi do të merr timonin e qeverisë në cilësinë e kryeministrit teknik. Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut nga 28 janari i vitit të ardhshëm deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Këtë e kumtoi edhe njëherë nga Shqipëria kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ftuar në cilësinë e personazhit të vitit 2023 në emisionin më të shikuar në rajon “Opinion” të Blendi Fevziut.

“Talati komandanti më 28 janar votohet nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut për kryeministër që do të drejtojë qeverinë deri në zgjedhjet e ardhshme”, tha në Opinion Ahmeti.

Nga mesi i janarit duhet të fillojnë procedurat për zgjedhjen e Qeverisë teknike, e cila duhet të punojë në realizimin e zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen më 8 maj. Më saktë do të dihet me siguri deri më 9 janar kur do të mbahet koordinimi i parë me grupet e deputetëve në vitin 2024. Sipas tij, deri më 20 janar do të përzgjidhet kryetari i ri i Kuvendit.

Kësaj radhe dorëheqje nuk duhet të japë vetëm kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, me atë që në dorëheqje do të jetë edhe gjithë Qeveria, por edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili është propozuar për kryeministër teknik nga partia e tij amë, BDI.

Para se të bëhet zyrtarisht mandatar, Xhaferit në seancë të veçantë duhet t’i konstatohet dorëheqja, e pastaj të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, Jovan Mitreski, siç është propozuar nga LSDM-ja. Gjithashtu do të duhet të plotësohet edhe vendi i deputetit të Xhaferit nga lista e BDI-së në Njësinë zgjedhore 5.

Por, jo të gjithë i gëzohen këtij muaji bie fjala për partinë nacionaliste dhe anti-shqiptare VMRO ky do të jetë muaj i tmerrit dhe do të bëjnë çmos që të shkaktojnë ndonjë trazirë siç e kanë për traditë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

VMRO kundër Talat Xhaferit, i pengon uniforma e UÇK-së që Xhaferi e ka veshur kur ka qenë nevoja–

Opozita maqedonase, që drejtohet nga VMRO DPMNE-ja, e ka kundërshtuar caktimin e Talat Xhaferit, apo të cilitdo qoftë kuadri tjetër të BDI-së për këtë pozitë, pasi partinë e akuzon për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion. Kjo parti kishte propozuar heqjen e Qeverisë teknike dhe që mandati i kryeministrit aktual të vazhdonte deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Me të vetmin qëllim që në krye të vendit mos të ketë një kryeministër shqiptar. Por, dështuan në kërkesat e tyre dhe kryeministri i parë shqiptar po vjen në fundin e muajit të parë të vitit 2024.

Nga VMRO-DPMNE thonë se për ta, Talat Xhaferi nuk është i denjë për postin e kryeministrit në qeverinë teknike, sepse sipas tyre Xhaferi ka dezertuar nga Armata e Maqedonisë në vitin 2001, pas çka i është bashkëngjitur strukturave të UÇK-së.

“Talat Xhaferi është i padenjë për këtë pozitë sepse i gjithë opinioni në Maqedoni e dëgjoi se si ai iu drejtua parlamentarëve me sharje, fyerje dhe kërcënime. Në çdo vend normal, Xhaferi tani do të ishte dërguar në pension politik, e jo të emërohej kryeministër teknik i Maqedonisë. Vetëm dezertori Kovaçevski mund të pranojë një tjetër dezertor si Talat të menaxhojë qeverinë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Pra, për VMRO-në figura e Xhaferit është e papranueshme pasi i njëjti ka luftuar për të drejtat e popullit të tij, për drejtësi dhe barazi. Harruan nga VMRO që Talat Xhaferi ka qenë edhe ministër i Mbrojtjes, dhe nga viti 2017 është në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë që, zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, sipas marrëveshjes së partive politike, të arritur më 4 dhjetor, do të mbahen më 8 maj. Të njëjtën ditë do të votohet edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi raundi i parë do të mbahet më 24 prill. Ndërkaq, Qeveria teknike 100-ditëshe, para zgjedhjeve parlamentare, ishte një marrëveshje mes partive, pas rënies nga pushteti të Nikolla Gruevskit, i cili akuzohej për keqpërdorime të shumta zgjedhore në të kaluarën. Por, që në krye të qeverisë teknike të ketë një shqiptar, kishte edhe një marrëveshje të tjetër, të arritur më 18 gusht 2020, mes ish-kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit