Policët e SPB Tetovë, mbrëmjen e djeshme (2 janar) rreth orës 22:10, e ka arrestuar 26-vjeçarn F.F nga Tetova.
Gjatë bastisjes së banesës së tij në Tetovë, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
“Ai është ndaluar në Stacionin Policor në Tetovë për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.