Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeMbështetësit i shkojnë poshtë pallatit, Berisha i përshëndet nga dritarja

Mbështetësit i shkojnë poshtë pallatit, Berisha i përshëndet nga dritarja

Disa dhjetëra mbështetës të Berishes janë grumbulluar te rrugica “Mustafa Matohiti” mëngjesin e sotëm në mbështetje të Berishës që kryen aty arrestin në shtëpi.

Brohoritjeve të mbështetësve të tij dhe ovacioneve, Berisha i është përgjigjur duke dalë në dritaren e tij, duke i përshëndetur me dy gishta.

Dy ditë më parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Sali Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa ku do të jetë me mbikqyrje periodike policore dhe duhet të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. Gjithashtu i ndalohet komunikimi me persona që nuk janë familjarë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit