Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeLSDM: Sërish do të rriten pensionet dhe pagat në vitin 2024

LSDM: Sërish do të rriten pensionet dhe pagat në vitin 2024

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se në vitin 2024 do të vazhdojë rritja e pensioneve dhe pagës minimale.

Nga kjo parti thonë se nga muaji mars vijon rritja e re e pagës minimale, e cila do të jetë 22.500 denarë.

“Në 6 vitet e fundit, LSDM e ka rritur pagën minimale 4 herë. Për vetëm pak vite LSDM-ja e rriti pagën minimale për mbi 100% në krahasim me kohën e OBRM-PDUKM-së. Me politika të drejta dhe të suksesshme ekonomike, LSDM arriti ta rrisë pagën mesatare në 39.000 denarë, për dallim nga koha e OBRM-PDUKM-së kur ishte mezi 22 mijë denarë”.

“Sot paga mesatare është 300 euro më e lartë se në vitin 2016. Ne kemi futur zgjidhje ligjore, të cilat përmbajnë një metodologji për rritje të bazuar në rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e pagës mesatare. Me LSDM-në, pagat dhe pensionet do të vazhdojnë të rriten, thuhet në njoftimin e partisë”, thonë nga LSDM.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit